José Mauricio Dos Anjos, tifoz i pakushtëzuar i Flamengos, ka ndarë përmes rrjeteve sociale vendimin e tij për të bërë tatuazh fanellën e ekipit të tij të zemrës. Braziliani tregoi 32 seancat e tij deri në rezultatin përfundimtar, ndërkohë që tatuazhi i plotë i kushtoi rreth 200 $.

Fotot e lëkurës nga mesi deri të qafa, që duket si të ketë veshur fanellën e Flamengos, janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

“Njerëzit më pyesin nëse nuk është e çuditshme që gjithmonë të veshësh fanellën e Flamengos dhe e vërteta është “jo”. Për mua është mëse normale. Jam i sigurtë se kurrë në jetë nuk do të pendohem për këtë tatuazh”, – tha për “The Sun” tifozi më i veçantë në botë, falë pikturimit që i bëri trupit të tij.