Jemen, 30 korrik 2014 – Që prej shpërthimit të krizës politike në vitin 2011, Jemeni po ecën drejt demokracisë. Por, vendi ka shumë sfida përpara si trazirat civile, furnizimin me ujë dhe sigurimin e ushqimit.

Siguria mungon në të gjithë vendin. Edhe në kryeqytetin Sana së fundmi është vrarë një diplomat francez që punonte për BE-në dhe një këshilltar gjerman për sigurinë. Gjithashtu ka shumë pengmarrje, ku në shkëmbim kërkohen para.

Kryeqyteti ka një popullsi prej 4-5 milionë banorë. Nga lart shikohet se e gjithë hapësira e kryeqytetit është prekur nga thatësira. Jemeni importon 90% të ushqimeve.

Por, jo vetëm kaq. Jemeni edhe pse merr ushqime në shkëmbim të energjisë, mund të bëhet vendi i parë në botë që do të mbesë pa ujë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/