Personi në foto është Entjan Nikulaj, kushëriri i biznesmenit Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua në muajin prill në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Pas atentatit Policia ka gjetur një makinë të shkrumbuar afër Rinasit, në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk, e cila mendohet të jetë përdorur në atentat. Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov.
Targat e makinës me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët e atentatit rezultojnë të vjedhura në Tiranë, pak ditë më parë. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e atentatorëve.
Sakaq, 40-vjeçari u dërgua fillimisht në spital me shenja jete, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.