Kurba në ngjitje e infeksioneve respiratorë kërkon më shumë kujdes nga qytetarët për të parandaluar infeksionin ose për ta menaxhuar siç duhet, për të shmangur komplikacione që mund të shkaktojnë viruset.
Shefi i Urgjencës Kombëtare Dr Skënder Brataj është optimist se brenda Janarit do të nisë zbritja e kurbës, referuar Europës.
“Rritje e numrit të paconeve nëpër spitale, si në gjithë vendet e tjera. Europa është drejt uljes, në Shqipëri vazhdon rritja. Brenda janarit edhe Shqipëria do të ketë rënien e numrit të infektuarve”, tha Skënder Brataj.
Temperaturë e lartë 39-40 dhe zgjatje më shumë në kohë e simptomave ka bërë që mjekët ta konsiderojnë virusin e gripit këtë vit pak sa më agresiv. Por Brataj e lidh këtë me mbivendosjen e dy viruseve.
“Mund të jetë bashkëshoqërimi i dy viruseve. Nëse janë grip dhe Covid dhe kur janë dy viruse janë më agresiv”, thotë Brataj.
Ndërsa më të prekurit janë fëmijët e vegjël dhe moshat e treta, Brataj ka një këshillë për nënat që të mos shqetësohen kur kanë temperaturë.
“Kujdes me temperaturën për konvulsionet, por fakti që bën temperaturë fëmija do të thonë që organizmi i tij por reagon”, tha shefi i Urgjencës.