Një nga ngjarjet më të rënda të tërmetit që ndodhi në datën 26 nëntor ishte padyshim tragjedia në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës, ku humbën 7 persona; katër në familjen Reçi dhe 3 në familjen Meçaj.
Këto janë foto të pallatit 6 katësh në gjendjen e tij të mëparshme. Godina nuk duket të ketë probleme nga jashtë, ndërsa dyshohet se shkak për shembjen janë bërë ndërhyrjet në kolonat e tij nga biznese në katin e parë.
Pallati ishte i ndërtuar në vitin 1996 dhe për shkak të shkatërrimit ka dëmtuar kolonat e një tjetër godine aty pranë.
Në këtë pallat humbën jetën nga familja Reçi: Eduarti, Dolora, Klausi dhe Kristi. ndërsa nga familja Meçaj u gjetën pa jetë Diena me vajzën e saj Esiela si edhe mamaja e Dienës, Rozeta.





