Zakonisht kur dëgjojmë të flitet për qen të racës Pitbull, na shkon mendja për ndonjë kafshë të egër, të gatshme për të kafshuar. Qentë pitbull disa i pëlqejnë vërtet, ndërsa të tjerë i kanë frikë. Qeni në foto quhet Brinks. Ai është një pitbulli i adhurueshëm dhe ka buzëqeshjen më të ëmbël e të sinqertë që keni parë ndonjëherë. Buzëqeshja mesa duket vjen nga lumturia e tij e brendshme për një arsye të madhe: Brinks ishte i pastehë pasi pronarët e humbën atë. Një ditë, ai u ndesh me John dhe qenin e tij Demo. John nuk mund ta shihte Brinks në atë gjendje, kështu që i vuri si qëllim vetes që të gjente pronarët e tij. Megjithatë, një muaj më vonë, John nuk e arriti synimin e tij, kështu që vendosi të kujdesej vetë për qenin. 12 vite pas kësaj, Brinks nuk ka pushuar së buzëqeshuri para njeriut që e shpëtoi nga jeta e mjeruar.
“Është diçka e mrekullueshme që ai buzëqesh kur çdo gjë shkon mirë, tamam si një njeri” shprehet John.
E pra ndryshe nga disa pitbullë, Brinks është një qen që të mbush me gëzim.





