Britanikja “The Guardian” i ka dedikuar një artikull plazheve më të bukura të Europës, mes të cilëve përmend edhe një plazh të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Drimadhes, që vjen menjëherë pas “Miles of sand”, një ishull ky në veri të Holandës.

“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi i Drimadhesit është kryesisht me guralecë, por nëse ktheheni majtas dhe ecni për 10 minuta do të gjeni plazhe me rërë të bardhë. Ndërsa deti është i pastër në një mënyrë të pabesueshme, ndërsa temperatura e ujit është e këndshme. Aty mund të gjeni kamping tek “Breshkat e ujit” për 8 euro nata. Çadrat janë të kompletuara me dyshekë të pastër. Ka një kuzhinë dhe bar, një dyqan që shet peshk të freskët dhe nga aty mund të vizitoni lehtësisht detin”,- shkruan “The Guardian”.

Në shkrim flitet dhe për plazhet të tjerë të bukur në disa shtete të tjera, ku spikatin ato të ishujve holandez dhe Faroet, plazhet e Spanjës, si Costa Brava, Ishujt Kanarie dhe Korsika.

Nga plazhet italiane veçohen ato të Pulias dhe Sicilisë. Sugjerime jepen dhe për disa plazhe në Greqi dhe Portugali.