Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke detyruar shumë shtete që të rikthejnë masat kufizuese.

Por, e njëjta situatë nuk paraqitet më për shtetin e Viktorias në Australi, i cili duket se ka fituar betejën ndaj pandemisë.

Aktualisht Viktoria nuk ka asnjë person të infektuar me COVID-19, ndërsa pacienti i fundit që doli nga spitali ishte një 90-vjeçar. Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.

Shtetet australiane morëm masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen.

Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.