Ligje të reja kundër homoseksualëve po vihen në zbatim në Brunei.
Homoseksualizmi në këtë shtet konsiderohet një vepër penale që dënohet me vrasje me gurë.
Masat e reja, që do hyjnë në fuqi sot, mbulojnë një sërë krimesh të tjera, si dënim për vjedhje me anë të amputimit.
Masa kanë nxitur kritikat ndërkombëtare.
Sipas ligjit të ri, individët do dënohen për seksin homoseksual vetëm nëse ata e pranojnë ose shihen duke kryer aktin nga katër dëshmitarë.
Homoseksualiteti ishte tashmë i paligjshëm në Brunei dhe dënohej deri në 10 vjet burg.
Komuniteti homoseksual në Brunei është shprehur se janë tronditur nga ligjet e reja dhe kanë frikë nga 'ndëshkimet mesjetare'.
Brunei, në ishullin Borneo, sundohet nga Sulltani Hassanal dhe pasuria e tij po rritet për shkak të eksportit të naftës dhe gazit.





