Sheshi “Liria” në Durrës, sheshi simbol i durrsakëve, është kthyer në një vendpushimi të madh gjatë netëve të nxehta të verës.
Durrsakë e jo vetëm, të të gjitha moshave, qëndrojnë aty me orë të tëra duke pritur mbrëmjen e duke u freskuar para shatërvanit.
Sheshi është kthyer në një vend shumë të frekuentuar nga të gjitha moshat.
Janë me qindra qytetarë që ulen e pushojnë aty në mbrëmjet e nxehta të verës, ndërsa fëmijët luajnë në shesh, e njihen me njëri – tjetrin.
Sheshi simbol i durrsakëve frekuentohet vetëm në mbrëmje, për shkak se gjatë ditës në të mungojnë vendet me hije dhe shumë prej banorëve të Durrësit e shmangin në orët e pikut të vapës.
Nëse ky shesh do të kishte më shumë gjelbërim, do të ishte shumë më i bukur, por edhe më i pëlqyeshëm nga të gjithë qytetarët.
Ndjekim pamjet e marra nga operatori i DurrësLajm, gjatë orëve të pasdites.
K.H.





