Kylie Jenner është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale. 22-vjeçarja, e cila vetëm pak kohë më parë u shpall nga revista “Forbes” si miliarderja e bërë vetë më e re në moshë, së fundmi vendosi të shpaloste koleksionin e saj marramendës të këpucëve duke u dhënë akses ndjekësve në Instagram në dollapin e saj gjigant.
Kështu duke treguar blerjet e ditës, dy palë këpucë me majë nga Balenciaga dhe një palë sandale të sheshta Gucci, themeluesja e “Kylie Cosmetics” njohu rrjetin me një pjesë të mirë të dollapit të saj të pafundmë të këpucëve duke shtuar në fund: “A kam një problem?”
Dhe sipas ndjekësve në rrjete sociale, Kylie ka një problem, mungesën e ndjeshmërisë ndaj çështjeve me rëndësi madhore siç është rasti i zjarreve në Amazonë. Komentues të shumtë i kanë “tërhequr veshin” miliarderes duke i thënë se në vend që të vijonte të koleksionte këpucë mijëra dollarëshe, mund të bënte donacione për kauza të tilla.
“Kylie Jenner është këtu duke blerë palën e 673838 të këpucëve Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po digjet. Kjo vajzë ka para me thasë dhe ndjekës pafund, të paktën mund të bënte një postim në Insta Story për të rritur ndërgjegjësimin!”– ka shkruar dikush në Twitter, post i cili është rishpërndarë mijëra herë.





