Pas rinisjes së numërimit të kutive të votimit në KZAZ nr.21, vëmendja e drejtuesve kryesorë të partive politike u përqendrua pikërisht aty. Pak më herët, “DurrësLajm” publikoi fotot, ku dukeshin ish-kryebashkiaku Vangjush Dako dhe drejtuesi politik i PD Edi Paloka që mbërritën pak a shumë në të njëjtën kohë në këtë KZAZ.

KZAZ nr.21 është ajo me numrin më të madh të kutive të votimit, plot 109 të tilla, ku përfshihen QV-të e 5 njësive administrative të bashkisë Durrës.

Pas numërimit të kutive të votimit të Ishmit dhe Manzës, zv/kryetari i kësaj KZAZ-je bën të ditur për “DurrësLajm” votat respektive që kanë marrë 3 subjektet kryesore politike.  

NJA Ishëm

1350 vota PS

1029 vota PD

233 vota LSI

NJA Manzë

1976 vota PS

1640 vota PD

237 vota

Ndërkohë, Jonuzi bën të ditur se edhe subjektet e tjera politike kanë marrë vota, sidomos partitë e reja, por ato kanë qenë në nivele thuajse të papërfillshme 1,2 apo 3 vota për çdo kuti votimi.