Të gjithë e mbajnë mend ish-lojtarin e famshëm të “Big Brother Albania 2”, Bjordi Mezini, i cili që pas përfundimit të aventurës së tij në reality show-n u bë shumë i njohur për publikun dhe ju përkushtua punës si aktor dhe regjisor.
Bjordi këto vite ka qenë shumë aktiv në kinematografi dhe ka luajtur në serialin e njohur “Kokrrat”, por ka qenë dhe regjisor i disa prodhimeve të tjera.
Mirëpo prej kohësh ai është larguar në SHBA së bashku me të dashurën e tij. Së fundmi është bërë pjesë e opsionit që të jep mundësin t’i përgjigjesh pyetjeve që fansat kanë për ty. Shumë prej tyre e kanë pyetur Bjordin për punën e tij në Amerikë dhe ai ka habitur teksa ka treguar punën e re.
“Me se po merresh tani?", e pyesin fansat.
‘Momentalisht po punoj në një lokal”, ka treguar Bjordi duke thene se ka ndërmend të rrije në SHBA përgjithmonë.





