18 korrik 2015 –  Një nga aktorët më të mëdhenj të Hollivudit, spanjolli 54-vjeçar Antonio Banderas, sërish ka rënë në objektivin e paparacëve, teksa po shijon “La Dolce Vita” në ishullin mitik italian të Iskia-s (Ischia). Është bërë një set fotografish me të dashurën e tij të re, Nicole Kimpel, bukuria e së cilës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka robëruar zemrën e aktorit latin.

Antonio filloi shoqërimin me 34-vjeçaren Nicole Kimpel që nga shtatori i vitit 2014, as 3 muaj pas prishjes së martesës me aktoren tjetër të famshme Melanie Griffith. Griffith dhe Banderas u martuan më 14 maj 1996. Ata kanë një vajzë, Stella del Carmen Banderas, lindur më 24 shtator 1996. Në qershor të vitit 2014, Griffith dhe Banderas, pas 18 vjetësh martesë, dhanë një deklaratë duke shpallur qëllimin për t’u divorcuar “me dashuri dhe miqësisht”. Sipas kërkesës paraqitur në Gjykatën e lartë Los Angeles, çifti kishte “dallime të papajtueshme”.

Ekspertëve të modës u ka tërhequr vëmendjen shija e veshjes së larmishme trendi të Banderasit dhe taftani i Kimpelit. Ata janë fotografuar pasi kanë zbritur nga helikopteri, në jaht, në një mbrëmje gala. Banderas ka qenë në fokusin e organizatorëve të një festivali.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/