Antonio Conte vijon të mbetet një kandidatë potencial për të marrë drejtimin e Italisë. Pas zyrtarizimit të Contes, tashmë përmenden shumë emra, por gazetari italian Alberto Cerruti këmbëngul se strategu i Kombëtares sonë është njeriu i duhur. 

“Nëse do të kërkonim një emër të sigurt arrijmë te Gianni De Biasi, që do të kushtonte më pak se Conte, ka moshën e duhur (59 vjeç) dhe mbi të gjitha një përvojë të madhe ndërkombëtare të fituar në drejtimin e Shqipërisë, të cilën e ka kualifikuar në Kampionatin Europian, një sipërmarrje historike”. 

Me këto fjalë numri i sotëm i italianes La Gazzetta dello Sport risjell në vëmendje mundësinë që trajneri i kombëtares shqiptare të pasojë Antonio Conte-n në stolin e Italisë.“Është e vërtetë që ka një kontratë që i përfundon në fundin e eliminatoreve të botërorit Rusi 2018, por falë një marrëveshjeje miqësore me presidentin Duka mund të lirohej menjëherë pas Evropianit në rast thirrjeje nga një kombëtare e rëndësishme. E cila kombëtare është më e rëndësishme se Italia për të?", mbyllet opinioni i gazetës italiane.