Një gjykatës italian është grabitur ditën e sotme në afërsi të Golemit, nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se ai e ka lënë makinën në një servis pasi gjatë rrugës iu ka çarë goma e mjetit, dhe aty, i kanë vjedhur çantën e cila mbante brenda dokumente të rëndësishme dhe para që kishte vendosur të shpenzonte gjatë qendrimit në Shqipëri, pasi kishte ardhur për të pushuar.
Italiani, gjykatës në Bari, e ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve të grabitjes.





