Adrian Bajrami debutoi dje për Zvicrën, që barazoi pa gola ndaj Sllovenisë. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ndërsa kjo është hera e parë që pasi zgjodhi që të largohej nga kuqezinjtë.

“I lumtur dhe krenar që debutova me Zvicrën. Falenderoj të gjithë tifozët në stadium”, u shpreh Bajrami. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 77-të.23-vjeçari ndërkohë nuk luajti në sfidën e parë ndaj Suedisë. Njëjtë si te Shqipëria më parë, qëndroi në pankinë.