“Jeta është e bukur” (La vita e bella).
Mesa duket kjo shprehje e bërë e famshme nga filmi i aktorit dhe regjisorit italian Roberto Benigni i shkon mëse për shtat pensionistëve italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar vitet e fundit të jetës.
Media greke EPT ka realizuar një reportazh në Durrës për mijëra pensionistë italianë që lanë Italinë për të jetuar me zero taksa mbi pensionin e tyre në Durrës, Vlorë dhe Tiranë, por gjetën diçka më shumë këtu: miq, diell dhe një jetë të dytë në Shqipëri.





