TIRANË, 29 korrik 2013 – Pikërisht në të njëtat koordinata, në zonën e Labinot Mal të Elbasanit, më 26 maj dhe 27 korrik 2013 kanë rënë tërmete minore, me magnitudë M=3 dhe M=2.8, epiqendër 10 dhe 11 km. Por me ndryshimin që sizmologët ndryshojnë distancën deri në epiqendër, njëherë e japin 12 km dhe një herë 15 km!

Ora: 00:44:28 GMT ose ora 2:44:28 (koha e Shqipërisë) me magnitudë M=2.8, epiqendër në thellësinë 11 km. Sipas departamentit të sizmologjisë së Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik të Tiranës, llogaritet që lëkundjet të kenë ndodhur 15 km në vijë ajrore në veri të qytetit të Elbasanit, në koordinatat 41.24°N, 20.11°E (shih hartën nr. 1). Por, sikurse ka njoftuar “Dyrrah”-u më 27 maj 2013 (www.durreslajm.com/aktualitet/sot-ne-mengjes-lekundje-termeti-ne-shkoder), bash në të njëjtat koordinata, ky institut e ka llogaritur 12 km. Më 26 maj 2015, ora 21:50:22, ka pasur lëkundje me magnitudë M=3 dhe epiqendër në thellësinë 10 km. Sipas koordinatave (harta nr. 2, shigjeta e kuqe) ngjarja tektonike ka ndodhur në zonën malore të komunës së Labinot-Malit të rrethit të Elbasanit, në kufi me qarkun e Tiranës, në lartësinë 1 200 m mbi nivelin e detit në afërsi të fshatit Gur i Zi.Nuk ka pasur njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info

Komuna Labinot-Mal ka nën juridiksion fshatrat Labinot-Mal, Gur i Zi, Sericë, Lamolle, Benë, Lugaxhi, Qafë, Qerret, Shmil, Dritas.

 

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/