4 punonjësit e laboratorit të analizave në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, të cilëve një ditë më parë bënë tamponin për Covid-19 kanë rezultuar negativë.

Gjatë ditës së sotme pritet t’u bëhen tamponët edhe pjesës tjetër të personelit të këtij laboratori.

4 punonjësit do t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore pai ditën e premte një laborante rezultoi pozitive me koronavirus.

Dalja pozitive e kësaj punonjëseje alarmoi stafin e laboratorit të analizave, por pas dezinfektimit të ambienteve puna vijoi normalisht në këtë institucion.