Fëmijët do të mësojnë në laboratorë smart që në klasat e para.
Në shkollën “Qazim Turdiu” është prezantuar modeli i laboratorëve Smart ku mbi 35 mijë fëmijë të klasave të I, II dhe të III këtë vit do të përfshihen në kurrikulën e re të kodimit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga laboratori, ndërsa shkruan: “kemi instaluar 216 SmartLab-e në shkolla dhe synojmë të instalojmë edhe mbi 600 laboratorë te rinj në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze, duke u krijuar kushtet e duhura nxënësve për t’u pajisur me aftësi digjitale”.