Aparaturat gjermane të fjalës së fundit të teknologjisë dhe gama e gjerë e analizave që ofron, e bëjnë laboratorin mjekësor “Ansi LAB” zgjedhjen e duhur për secilin nga ne.
Me eksperiencën disa vjeçare, stafin e kualifikuar dhe procesin e automatizuar të analizave, “Ansi LAB” ofron garancitë maksimale për rezultate të sakta dhe të shpejta.
“Në Ansi LAB ne kemi process të automatizuar. Në momentin që analizat përfundojnë, ato kalojnë automatiikisht në sistem. Kjo shmang gabimet njerëzore që mund të ndodhin në hedhjen e rezultateve. Analizat që bëjmë në laborator janë klinike, biokimike, baktereologjike, hormonale, mikrobiologjike dhe analiza e markuesit tumoral”,- thotë Erjando Zoto, administatori i laboratorit mjekësor.
Kur flasim për “Ansi LAB” nuk nënkuptojmë vetëm një laborator analizash, por shumë më tepër se kaq.
Vizita mjekësore nga mjekë specialistë kardiolog, pneumolog, kirurg , infermieri etj janë shërbimet më të reja që ofrohen nga stafi i bluzave të bardha.
“Ansi LAB ofron në ditë të ndryshme konsulta mjekësore me mjekë të ndryshëm si kardiolog, pneumolog, kirurg dhe gastrohepatolog. Së shpejti do të ofrojmë edhe shërbime ortopedike, reumatologjike, dermatologjike dhe alergologjike”,- na thotë drejtuesi mjekësor Arlin Kokomani.
“Ne ofrojmë dhe shërbim infermierie në hotel, në banesë dhe në klinikën tonë, qoftë serume intravenoze, qoftë injeksione të ndryshme tek pacientët”
Kjo është motoja e stafit të “Ansi LAB”, që me afrimin e muajit shtator kanë menduar dy paketa të reja analizash, që vijnë ekskluzivisht për më të vegjlit.
“Ofrojmë për sportistët e vegjël analizat mjekësore (gjak komplet, urinë komplet dhe EKG bashkë me interpretimin e mjekes kardiologe) me një çmim promocional”,– thotë Zoto.
“I bëj apel drejtuesve të kopshteve që të aplikojnë për paketën bazë falas për pacientët tanë të vegjël”,- shton mjeku Kokomani.
Por si mund të kontaktoni me Ansi Lab? Shumë e thjeshtë!
ADRESA: Lagja 13, Rruga Pavarësia, Stacioni Apollonia, Prane Hotel “Palace”, Plazh
Cel: +355 69 685 3184
Instagram: ansi.lab
Facebook: Ansi Lab





