8 janar 2014- Makina e autorëve të grabitjes së dy kambistëve në Durrës eshte gjendur në Laç. Makina tip “Land Rover” e bardhë me targa angleze është gjetur e braktisur në një rrugicë në fshatin Adriatik të Kurbinit.Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po kryen verifikimet e duhura për gjetjen e ndonjë prove që do të mund të çoje në identifikimin e tre grabitësve.
Nderkohe vijojne me intensitet kontrollet ne drejtim te identifikimit dhe kapjes se autoreve.





