LAÇ, 25 qershor 2013 – Qyteti i Laçit është tensionuar sërish ditën e sotme, ku një tjetër vrasje është shënuar, pas vrasjes së përfaqësuesit të LSI-së dy ditë më parë.
Sipas informacioneve më të fundit është vrarë me arrmë zjarri 50-vjeçari Lekë Syziu, biznesmen në qytetin e Laçit, ndërsa dyshohet se janë plagosur edhe 2 persona.
Një nga të plagosurit është vëllai i viktimës, Pal Syziu, ndërsa autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi Arben Krosi.
Policia konfirmon faktin se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por dyshohet se shkaku ka qenë një konflikt pronësie mes biznesmenit dhe autorit të dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë Gjykatës së rrethit Kurbin ndërsa ende nuk dihet identiteti i të plagosurve por dyshohet se ata kanë qenë kalimtar të rastit.
Mësohet se Syziu ishte përfaqësues i PD-së por sipas policisë ngjarja ka ndodhur për konflikte pronësie dhe jo për motive politike.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vdesin në spital i plagosuri i dytë në ngjarjen e rëndë që ndodhi sot paradite në Laç dhe autori i vrasjes së dyfishtë.
Pal Syziu, vëllai i viktimës Lekë Syziu, ndërroi jetë pak minuta pas mesditës në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve të rënda.
Ndërkohë, pak minuta pas tij ndërroi jetë edhe Arben Krosi, autori i vrasjes së vëllezërve Syziu.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në mes të qytetit të Laçit.
Biznesmeni Lekë Syziu u vra ndërsa u plagos rëndë i vëllai, pas një konflikti me Arben Krosin.
Mësohet se mes tre personave në fjalë ka pasur shkëmbim zjarri, nga i cili është plagosur edhe autori i dy vrasjeve.





