LAÇ, 23 qershor 2013 – Komisioneri i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qendrën e Votimit të ngritur në gjimnazin e qytetit të Laçit "At Shtjefën Gjeçovi" është vrarë rreth orës 08:50 minuta.
Janë dhe 3 persona të plagosur. Vrasja ndodhi në ambientet e jashtme të QV.
Policia saktëson se viktima është Gjin Pjetër Gjoni, 52 vjeç.
Sipas policisë i plagosur rëndë është dhe Mhill Fufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës.
Forcat RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Është bllokuar Qendra e Votimit ku ndodhi vrasja.
Komisionerët e QV janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Dy persona janë në kërkim. Mendohet se vrasja është kryer me automatik.





