Laçi luan një finale me Teutën dhe i duhet të fitojë për të siguruar qëndrimin në Superiore sezonin e ardhshëm.Trajneri Nica nuk do e ketë të plotë grupin për këtë ndeshje, pasi Bruno Lulaj në sfidën me Flamurtarin u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Selmani plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.Gjithashtu ati probleme edhe për Vucajn, i cili u dëmtua dhe la fushën e lojës që në pjesën e parë.

Edhe te Teuta pati një zëvendësim të detyruar, teksa Beqja u dëmtua që në minutën e shtatë të takimit.I pezulluar është vetëm Emiljano Musta, i dënuar nga Komisioni i Disiplinës me pesë ndeshja pas humbjes me Skënderbeun në Durrës, ndërsa për arsye dëmtimesh vijojnë të mungojnë Hodo, Çmajçanin, si dhe Papa, i cili u dëmtua para ndeshjes me Vllazninë.