Laçi dhe Teuta kanë zbritur dje në fushë dhe kanë zhvilluar mes tyre një miqësore, që në fund e kanë fituar kurbinasit e drejtuar nga Stavri Nica.
Në 45 minutat e para asnjëra skuadër nuk mundi të shënonte dot, ndërkohë që serbi Haxhibuliç realizoi për Teutën në minutën e 52-të. 20-vjeçari është në provë tek Teuta, por zor të qëndrojë, pasi pas ndeshjes Magani është shprehur se nuk e ka bindur asnjë lojtar.
Kurbinasit reaguan dhe shënuan golin e barazimit me Arbër Shalën, ndërsa Alesandro Mehmeti kaloi në avantazh Laçin. Sulmues 19-vjeçar ka luajtur së fundmi në Gjermani, ndërsa pjesën e parë të sezonit të shkuar ka qenë pjesë e të rinjve të Internacional Tiranës dhe tanimë kërkon Superioren dhe Laçin e sheh si një mundësi të mirë për të treguar vlerat, ashtu si të rinj të tjerë.
Deri në fund kishte kohë edhe për një gol tjetër, i shënuar në Eglentin Gjoni me penallti. 1-3 dhe gjithçka u mbyll në favor të kurbinasve.