ROME, 26 Maj 2013 -Ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar ne mesin e pjesës së dytë nga Luliç, që Lacio të mposhtte Romën dhe të shpallet fituese e Kupës së Italisë, një trofe që e ngre për herë të gjashtë në historinë e këtij kompeticioni. Lorik Cana është aktivizuar për 90 minuta në këtë finale, duke ngritur kështu trofeun e Kupës.
Po ashtu, edhe një tjetër shqiptar i gëzohet këtij triumfi, që është Igli Tare, drejtori teknik i Lacios. Një sezon i mirë ky për Lacion, kur kujtojmë që pjesën më të madhe ka konkurruar edhe për një vend në Champions, por që në fund nuk ia doli mbanë. Tashmë Lacio do të luajë në Ligën e Europës. Me fitimin e këtij trofeu dhe me fitimin e formacionit, edhe Cana vështirë të ikë nga ky ekip.





