Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi ardhjen Chris LaCivita  për të drejtuar fushatën e Partisë Demokratike më 11 maj.

Berisha tha se LaCivita nuk është punëtor sic e quajti, Rama, por është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump.

“Dje sic theksova ishte një ditë ndër më të veçantat në 34 vite. Ishte ditë unike. Në Tiranë zbarkoi bashkëkryetari i menaxhimit të fushatës më të rëndësishme elektorale pas luftës së dytë botërore të SHBA dhe planetit, ishte bashkë arkitekti i asaj fushate që përballoi makineraitë më gjigande të miliarda dollarëve të mediave të SHBA dhe botës, të sondazheve të manipuluara dhe siguroi rikthimin më të fuqishëm me votën e lire, ishte zoti Chris LaCivita.

LaCivita fisnikërisht zgjodhi PDSH, jo rastësisht. Personi të cilin Rama e quajti punëtor i Donald Trump sikur të ishte kopshtar, është njëkohësisht kryetari i komitetit kombëtar të Partisë Republikane.

Edi Rama është një kukull e Geroge Soros. Ai erdhi këtu për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA kundër Soros dhe ekstremit të majtë të tij.

Ishte një akt kryekëput politik, pasi i prenë kokën gjarprit në Uashington duan tia presin tentakulat kudo dhe në Shqipëri ato janë më të zhvilluar se në asnjë vend tjetër”, tha Berisha.