Lady Gaga ka konfirmuar se do të luajë së bashku me Joaquin Phoenix në seritë vijuese të filmit “Joker”.
Todd Phillips, drejtor dhe bashkëskenarist i filmit të vitit 2019, për herë të parë në qershor lajmëroi se do të ketë një film të dytë, “Joker: Folie à Deux”.
Gaga zbuloi në postimin e saj se filmi i ri është planifikuar të ketë premierën më 4 tetor 2024.