Këngëtarja e njohur, Lady Gaga festoi ditën e djeshme 35-vjetorin e lindjes. I dashuri i saj, Michael Polansky kishte menduar një surprizë shumë speciale për këngëtaren.
Gaga zbuloi përmes një postimi në Instagram buqetën gjigande të luleve që Polansky i ka dhuruar këngëtares, e cila së fundmi jeton larg të dashurit për shkak të xhirimeve në Itali për filmin e ri “House of Gucci”.
“Kur i dashuri yt të dërgon gjithë lulet në Romë për ditëlindjen tënde. Të dua zemër, mezi pres që të jem në shtëpi me ty dhe qenin tonë, kjo është e gjitha çfarë dua”, ka shkruar Gaga krahas fotos ku shfaqet duke përqafuar buqetën.
Këngëtarja është në një marrëdhënie dashurie me Michael prej më shumë se 1 vit. Pak pasi Gaga i dha fund fejesës me Christian Carino, nisi lidhjen e re me Polansky, me të cilin është shfaqur shumë pak në rrjete sociale.





