Pas takimit me Dalai Lamën, këngëtares së njohur Lady Gaga, i është ndaluar hyrja në Kinë. Gazeta britanike “Guardian” ka bërë të ditur se popstari amerikan dhe lideri shpirtëror, janë takuar në Minneapolis të dielën e kaluar. Të dy kanë diskutuar për meditimin dhe shëndetin mendor. Videoja e takimit të tyre është postuar në Facebook.
Pas këtij takimi, reagimi i Pekinit ka qenë i menjëhershëm. Qeveria e ka cilësuar Dalai Lamën “një ujk të veshur si prift”. Ndër të tjera sipas gazetës “Hong Kong Apple Daily”, Departamenti i Propagandës Kineze, ka ndaluar të transmetohen në media dhe në radio të gjitha këngët e Lady Gaga-s.





