Këngëtarja e njohur Lady Gaga i ka shokuar të gjithë me rrefimin e saj tronditës, përsa i përket përdhunimit në moshën 19-vjeçare. Të gjithë ngjarjen e saj ajo e ka detajuar në dokumentarin  e Apple TV + “The Me You Can Not See”, i publikuar dje.

Pasi përfundoi në spital për të kërkuar ndihmë për dhimbjen fizike, vite pasi u përdhunua, ajo shtoi më tej se ndjesia e dhimbjes që përsëritej ishte e njohur për të.

“Së pari ndjeva dhimbje të madhe, pastaj u mpiva”, kujton Gaga. “E kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeja kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë dhe më hodhi në një cep në shtëpinë e prindërve të mi, sepse kisha të vjella dhe isha sëmurë. Sepse isha abuzuar. Qëndrova e mbyllur në një studio për muaj të tërë.”

Më tej ajo rrëfeu se producenti do të “zhdukte” të gjitha materialet e saj muzikore , në rast se ajo nuk zhvishej dhe nuk I bindej atij, por kurrë nuk e bëri me dije emrin e abuzuesit të saj.

“Unë nuk dua të përballem kurrë me atë person përsëri,” tha ajo, duke kujtuar se kishte një “pushim total psikik” pasi u përdhunua. “Për disa vjet, nuk isha e njëjta vajzë,” tha ajo.

Kjo traumë ka vazhduar për një kohë të gjatë, dhe ka lënë akoma plagë të pashëruara tek unë. Gaga ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për të cilin ajo thotë se është rezultat i përdhunimit dhe fibromialgjisë, një gjendje që shkakton dhimbje në të gjithë trupin.