Këngëtarja e famshme Lady Gaga i ka dhënë fund njëherë e mirë thashethemeve për një shtatzëni të mundshme.

Në një postim në Twitter Gaga shkruan se nuk është në pritje të një fëmijë, por dha një lajm të mirë për fansat, së shpejti do sjellë në treg albumin e ri muzikor.

"Thashetheme se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me # LG6,"-shkruan ajo.

"LG6" është shkurtesë e "Lady Gaga 6", që i referohet albumit të gjashtë solo të këngëtares, për të cilin ende nuk është dhënë një datë.

Deri tani ka hedhur në treg 5 albume: The Fame (2008), The Fame Monster (2009), Born This Way (2011), Artpop (2013) dhe Joanne (2017).