14 nëntor 2015 – Një grindje banale ka ndodhur me dy aktorë mbrëmjen e së shtunës në një prej lokaleve të Tiranës. Protagonistët ishin Laert Vasili dhe Gent Ferra, ndërkohë që shkak i debatit ka qenë një femër, konfirmon “Bluetooth”. Mendohet se shoqëruesja e Vasilit, e cila bën pjesë në grupin e aktorëve, është e dashura e tij.
Por si ndodhi ngjarja?
Laerti sipas dëshmitarëve e kishte tepruar me alkoolin, ndërsa kish filluar të fyente të dashurën e tij në publik. I shqetësuar Gent Ferra ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar Laertit të ulë zërin, duke i dalë në mbrojtje vajzës. Ky ka qenë momenti i cili ka sjellë edhe konfliktin e madh mes tyre. Laert Vasili ka reaguar keq, sipas burimeve të “Bluetooth”, duke lëshuar një vrull sharjesh ndaj Gent Ferrës, i cili po ashtu shoqërohej nga e dashura.
Për shkak të pranisë së shoqërueses së tij, Ferra është ndjerë keq dhe ka tentuar ta nxjerrë Laertin, me forcë nga lokali. Gjatë përleshjes është shkaktuar një kaos në lokal. Për fat të mirë debati u mbyll për pak çaste dhe situata në lokal u qetësua, me mbërritjen e policisë.
Ndërkohë të dy aktorët janë kontaktuar nga “Bluetooth” por asnjëri nuk ka pranuar të jap koment për ngjarjen.
Kjo gjë mund të pritej nga Vasili, i cili njihet për problemet me alkoolin, por e kundërta ndodh me Ferrrën i cili nuk konsiderohet si natyrë problematike.
/portal DurresLajm/