Laert Vasili ka vendosur të rikandidojë për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar.

"Të dashur miq, Pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Teatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës!”, shkruan Vasili në faqen e tij në "Facebook".

Kujtojmë që Vasili ishte ndër kandidaturat pretendente për këtë post katër vite më parë. Pas një karriere të suksesshme në Greqi ai është kthyer prej katër vitesh aktiv në skenën shqiptare si aktor e regjisor.