ZVICER, 05 mars 2013– Do të quhet 'LaFerrari' makina e re e trashëgimtarit të “Enzo”. E ka zbuluar këtë fakt salloni i Zvicrës, Geneva Motor Shoë, ku është prezantuar për herë të parë modeli i saj botëror, nga presidenti Luca Montezemolo.

Seria e re speciale e limituar është hibridi i parë në historinë e Ferrarit, falë teknologjisë inovative HY-KERS dhe është prodhuar në vetëm 499 ekzemplarë të cilat janë prodhuar më shumë se dyfishi i kërkesave.

Kompania italiane nuk bëri të ditur çmimin me të cilin do të shitet kjo super makinë, por pritet të mos jetë më e lirë sesa rivalja e saj McLaren P1, që kushton 1.15 milion dollarë.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/