Lagjja nr.17 në Durrës do të ketë së shpejti një rrugë të re.

Punimet për përfundimin e saj i ka ndjekur nga afër kryebashkiakja Emiriana Sako.

Në një postim në “Facebook”, Sako ka bërë të ditur se më herët në këtë zonë është mbyllur kanali i ujërave të bardha, një përmbushje kjo e “kërkesës kryesore të banorëve” .

Postimi i plotë:

Përmirësimi i infrastrukturës sjell impakt pozitiv në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Duke ndjekur nga afër punimet në rrugën “Papa Klementi II” 📍 në lagjen 17. Bashkëbisedova edhe me banorët e zonës të cilët kishin kërkesë kryesore mbylljen e kanalit dhe rrugën e re, angazhim të cilin ne e kemi përmbushur.

Në një investim të mëparshëm kemi mbyllur kanalin e ujërave të bardha dhe sipër tij vijon puna për rrugën e re.

Punimet në këtë rrugë me gjatësi rreth7️⃣0️⃣0️⃣ metra përfshijnë kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, asfaltimin, trotuaret dhe ndriçimin.