Një tifoz meksikan ka mbetur pa e shikuar ndeshjen mes Kombëtares së shtetit të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një budallallëk të tij. Tifozi në fjalë e lagu me birrë nga tribunat futbollistin amerikan, Chistian Pulisic në finalen e Ligës së Kombeve të CONCACAF, të cilën e fituan amerikanët. Ylli i Milanit ishte duke e bërë një rivënie fundore kur tifozi vendosi ta bënte gjestin e pahijshëm, i cili më pas i kushtoi.

Më pas, një pjesëtar i stafit të sigurimit shkoi tek tifozi problematik dhe e largoi atë nga tribunat, duke e lënë pa e parë ndeshjen. Incidenti ndodhi në fillim të lojës, respektivisht në 10 minutëshin e parë dhe kjo nënkupton se tifozi meksikan s’ka mundur ta shihte pjesën dërrmuese të lojës në tribuna. SHBA-të fituan me rezultat 2:0 për ta ngritur më pas trofeun lartë pikërisht ish-futbollisti i Chelseat, Pulisic.