Punonjësit e Shërbimit Komunal në Durrës gjatë orëve të natës kanë vijuar larjen e rrugëve dhe pastrimin e koshave të plehrave në qytet.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”,  kryebashkiakja Emiriana Sako shkruan se përveç shesheve, rrugëve dhe hapësirave publike në qendër pastrimi vijon edhe nëpër lagjet e qytetit si dhe përgjatë vijës bregdetare.

“Punojmë pa pushim 24 orë në terren në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.”-shkruan Sako.

POSTIMI I PLOTË:

Vazhdojmë punën për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe pastrimin e përditshëm të qytetit. Larja e rrugëve dhe trotuareve, kryhet gjatë orëve të natës.

Përveç shesheve, rrugëve dhe hapësirave publike në qendër puna vijon edhe nëpër lagjet e qytetit si dhe përgjatë vijës bregdetare.

Punojmë pa pushim 24 orë në terren në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.