Gjermani, 18 korrik 2014 – Philipp Lahm, njeriu që udhëhoqi kombëtaren e Gjermanisë drejt suksesit të katërt në Kupën e Botës, nuk do jetë më kapiten i ekipit gjerman. Sipas gazetës Bild 30- vjeçari është larguar nga kombëtarja gjermane. 

“I kam bërë të ditur që të hënën trajnerit Low, që do largohem nga kombëtarja. Ky vendim është pjekur tek unë gjatë sezonit të fundit” ka thëne Lahm.

Të dielën Gjermania fitoi në finale ndaj Argjentinës me rezultatin 1 me 0 me një gol të Mario Goetze. Kapitani Lahm e mori trofeun në duar dhe e solli në Gjermani, ku festuan përpara 400 mijë tifozëve në Berlin.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/