Në takimin e sotëm të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksal, pala kosovare është pajtuar me një propozim të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sa i përket çështjes së Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), por Serbia ka kërkuar kohë shtesë.
Lajçak ka dalë me një njoftim rreth diskutimeve në këtë takim.
Ai ka thënë se dolën të përafrojnë disa qëndrime nga propozimet e palëve.
“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të përafrojmë disa qëndrime nga propozimet e palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.