I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me Shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si edhe Komandantin e KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia.

Për këtë takim kishte njoftuar edhe Zyra e Presidencës. Pas Osmanit, Lajçak do të takohet edhe me kryeministrin Kurti në orën 16:00.

Ndryshe, Lajçak është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, e më vonë do të takohet dhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu Lajçak është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, ku kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun, raporton Express.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së.

Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.