Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka shkuar në zyrën e Thaçit dhe mësohet se tema kryesore e diskutimit ka qenë avancimi i dialogut në Bruksel. Ende asnjë prej protagonistëve nuk ka treguar detaje nga biseda e zhvilluar në Presidencë.
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, ndodhet në Prishtinë prej së martës dhe do takohet me të gjithë liderët, ku temë kryesore e bisedës është vijimi i dialogut.
Lajçak është takuar dhe me kryeministrin Avdullah Hoti dhe lider të tjerë dhe po bën përpjekje që të vijojnë diskutimet për Asociacionin e Kumanave Serbe në Kosovë.





