Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të jetë për vizitë në Serbi.
Ai do të takohet në orën 11:00 me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Javën e kaluar, Lajçak ishte në Kosovë ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe liderët opozitarë. Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të takohen këtë të enjte në Bruksel.