Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, por për fat të mirë pa humbje jetësh njerëzore.
Makina është kthyer përmbyes në dalje të qytetit të Lushnjës, sipër një kanali të ngushtë.
Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se automjeti në momentin e aksidentit drejtohej nga një femër.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ndërkohë shtetasve të lënduar u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore.





