Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njera-tjetrën.
Nuk ka ende detaje të qarta të ngjarjes, por deri tani dëshmitarët raportojnë se ka tre të plagosur rëndë me këmbë të thyera në disa vende e me plagë të tjera si pasojë e përplasjes së fortë.
Të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur.
Forcat policore në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.





