Rreth orës 17:40, në Shënavlash Durrës, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Opel është perplasur me motoçikletën tip Piaggio, pa targa, me drejtues shtetasin D.M. 55 vjeç, banues në Durrës.
Fatkeqësisht drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale” njofton policia e Durrësit.





