Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në unazën e qytetit të Durrësit, ku janë përplasur një “Benz” dhe një “BMW”.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Ndërkohë dy prej të plagosurve janë dërguar në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë, bëjnë të ditur burime nga policia për “DurrësLajm”.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga “BalkanWeb”, mjeti tip “Benz” ka marrë dëmtime më të shumta, ndërsa sipas një dëshmitari në vendngjarje, të plagosurit ishin të gjakosur dhe me shumë plagë në momentin që u transportuan nga ambulanca.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.