Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras,

Një automjet tip trajler ka goditur një person për vdekje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:45, , në afërsi të mbikalimit në Milot.

Mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.